Në sajë të dhënave të publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime EkonomikeNdërkombëtare i Vjenës për përiudhën 2010-2019 del se nga Shqipëria kanë emigruar rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në regjion.
Nail Draga
Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri epanjohur sepse i ka përfshi pothuaj të gjitha vendet e regjionit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish kampitsocialist dallohen për nga numri I emigrimit të popullsisë, që është dëshmi e varfërisë ekonomike të trashëguar ngakoha e monizmit, por edhe të pakonsolidimit në periudhëne tranzicionit shoqëror.
Të dhënat e publikuara kohë më parë nga Instituti përStudime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka të bëjë me vendet e ish Jugosllavisë ku përfshihet edhe Shqipëria qënë fjalorin politik njihet si Ballkani Perëndimor, duke ofruar të dhëna statistikore për këtë dukuri shqetësuesebashkëkohore.
Në këtë grup veçohet Shqipëria, në sajë të numrit tëemigrantëve që janë përllogaritur përmes autorizimeve përlejet e qendrimit të lëshuara për herë të parë nga këtovende. Të dhënat ekspertët i kanë marrë nga Eurostat përvendet e BE-së si dhe nga vende jo anëtare të BE-së.
Kështu bëhët me dije se 56% e lejeve janë dhënë pêr arsyefamiljare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohetpër arsye studimi apo të tjera.
Në krahasim me vendët tjera si Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Shqipëriarezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve prej499.000 që nëse e krahasojmë me popullsinë në vend paraqet shqetësim për të tashmën dhe të ardhmën e kombit shqiptar. Pasi kemi të bëjmë me të dhëna nga njëinstitucion kompetent të dhënat e tilla duhet të merrenseriozisht dhe të analizohen për të gjetur zgjidhje përndalimin e emigrimit të popullsisë sepse pasojat jan tëmëdha.
Varfëria si shkak i emigrimit
Në lidhje mbi shkaqet e përmasave të tilla të emigrimit sifaktor themelor ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, qëështë dëshmi e trashëgimisë se mos zhvillimit ekonomiknë periudhën e kohës së socializmit.
Nëse si barometer i zhvillimit ekonomik marrim tëardhurat për frymë të banorëve në regjion del qartë sëShqipëria dhe Kosova janë në nivelin më të ulët, andaj nukështë befasi niveli i lartë i emigrimit të popullsisë.
Sipas të dhënave të cilat disponojmë për momentin sivend me i kërkuar për emigrantët është Gjermania , sepseofron mundësi të punësimit me shumë se disa vende tjera, qoftë në mënyrë sezonale apo me kohë më të gjatë.
Nuk ka dilemë se nga të emigruarit vendin e pare e zënëata të moshes së re, ku nga të dhënat e publikuara del se për të rin jtë nga Mali i Zi, për periudhën 2010-2019 janëlëshuar 20 mijë leje pune. Nga veprimtaritë bëhet më dijese shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale përnë turizëm, ndërtim, tregti etj.
Në krahasim me vendet tjera të cilat janë marrë nëshqyrtim Shqipëria dallohet në lidhje me emigrimin e grupmoshave, sepse nga këtu emigrojnë të gjitha grup moshat, edhe pse edhe këtu dominojnë të rinjët, andaj nuk ështërastësi së për këtë periudhë nga Shqipëria kanë emigruarpothuaj gjysëm milioni shqiptarë(499.000). Ndërsa ngavendet tjera kanë emigruar nga Serbia 351.730 banorë, Bosna e Hercegovina 272.155, Kosova 246.540, Maqedoniae Veriut 160.633 dhe Mali Zi 22.080 banorë.
Të rinjët emigrojnë më së shumti
Në motivin e emigrimit të popullsisë, përveç papunësisësë lartë si dhe mungesa e përspektivës në vendetpërkatëse, motiv tjetër është edhe ribashkimi i familjevedhe arsimi, përkatësisisht studimi në profilet e ndryshme, mbesin gjithnjë shkaqet e emigrimit të popullsisë. Ndërsasa iu përket grup moshave ekspertët nga Vjena bëjnë me dije se shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat, ku një trend i tillë nëse nukdo te ekzistojë qasje tjetër nga qeveritë në vendetpërkatëse ndaj kësaj kategorie, do të vazhdojë edhe në tëardhmën.
Duke vlerësuar të dhënat e tilla nga Instituti Vjenëz, duhetcekur se Shqipëria regjistrimin e popullsisë e kaplanifikuar ta mbajë në vitin 2020, por për shkak tëpandemisë u shty për më vonë. Bëhët me dije se regjistrimido të realizohet sa të krijohen kushtet pas pandemisë, kudo të kemi të dhëna më të plota në lidhje mbi emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.