Deçiqi nuk arriti të fitojë Kupën, por megjithatë shkruan histori

Edhe pse humbën 3:1 kundër Buduqnostit, Deçiqi shkruan histori.

KF Deçiqi nuk arriti të fitojë finalen e Kupës së Malit të Zi kundër FK Buducnost, por megjithatë vet kualifikimi në finale është suksesi më i madh i klubit deri me sot.

Përpos kualifikimit në finale të Kupës, djemtë e Deçiqit nxëjnë vendin e 3-të të Ligës superiore të Malit të Zi, si dhe për herë të parë në 95 vite histori të klubit, Deçiqi ka siguruar pjesëmarrjen në gara Evropiane.

Ndeshja e luajtur në Podgoricë shënoi një skandal. Tifozët e Buduqnostit thirren në korre fyese ndaj shqiptarëve. /MALESIA.ORG/