Ekspozitë fotografie “TRANZICIONI”

Më 10 Qershor 2021, tek Qendra Rinore Arka, në Shkodër, u bë hapja e ekspozitës fotografike “Tranzicioni”, ku mori pjesë edhe fotografja nga Tuzi-Malësia, Albana Dedvukaj, me temën “Gjurmët”.

Përveç Dedvukaj,  pjesëmarrës ishin edhe
Aresa Erkoçaj, Arsenida Tahiri, Dritan Brahaj, Elsaida Musiq, Elsamina Musiq, Jursi Temali, Sidita Hasi, Xhulian Millaj.

Ekspozita do të qendrojë e hapur deri në datën 25 Qershor 2021.

Ky projekt zbatohet nga Qendra Rinore ARKA me mbështetjen e Goethe-Institut dhe nga projekti DETMUR i cili financohet nga Creative Europe – EU.


Albana Dedvukaj

Tranzit

E gjithe jeta jonë, është në proçes tranziti. Qekur lindim nis kjo levizje, qe na ndjek me pas ne cdo hap. Gjithmone mbyllim nje kapitull per te kaluar tek tjetri. Hapesira midis ketyre etapave, eshte e perbere nga perpjekje, deshtime, arritje.. Të gjitha këto, ruhen në ate qe quhet Memorie. Thone qe fotografia eshte memorie e zgjatur. Teksa kaloja neper shtigje, e ndiqja me sy rrugen ku do te hidhja hapat, nje moment ndala frymen, kur perball meje u shfaq kjo shtepi. Ajo qendronte  aty mistike, e heshtur, por nderkohe edhe e forte. Dukej gati gati si nje peme shekullore qe i kishte ardhur thatesira, por deget e saj qendronin ende krenare sepse kishin qene shtepia e sa e sa zogjve, te cilen e kishin perdorur si ,tranzit’ gjate jetes se tyre. Edhe ajo, te njejten histori mbarte.

E teksa po hyja brenda ,,pa bërë zhurme”, e mahnitur nga çfarë po shihja, e lash aparatin menjanë dhe u zhyta në letra, në kërkim të rrugës që do më çonte tek historija e asaj shtëpi aq misterioze në ato momente. Njerez qe kishin ndaluar fluturimin dhe kishin ndërtuar folenë e tyre aty, të tjerë që kishin ikur për të mos u kthyer më. Në ato pak gjëra që kishin mbetur, mbase te harruar, mbase shenjë, për të treguar se kanë qënë pjesë e saj, ndeshëshe me numra, shifra, kode të cilat sa më drejtonin, aq më çorodisnin me kontraditat që ato përbanin. Në një moment teksaj po analizoja gjërat dhe po i krahasoja ato , në çdo gjë më shfaqeshin dy numra; dyshi dhe treshi. Objektet që i kishin mbijetuar kohës, letra çdo gjë përbënte dy numra deri në një moment kur ata numra papritmas u kthyen në numrin ni.

Ni grua, Malsore, me sy, vetulla e flok të zijn, portreti i së cilës qëndronte akoma i varur në mur, e që tregonte për banorin e fundit të kësaj shtëpije. Krahas saj,qëndronte xhubleta, kjo veshje, vepër luksi e krijuar me krenari dhe përsosmëri nga dora e njeriut, e cila nga po e njëjta dorë ishte braktisur.
Unë pata fatin që të përjetoj çdo figurë, moment, ngjarje dhe histori të kësaj shtëpije dhe emocionet të cilat ajo mi dhuroj, ti perjetësoj ne objektivin e kameres time, . Uroj qe permes saj, te hyni edhe ju ne udhetimin permes tranzitit.


Furra Tahiri