Sot, në ambientet e Hotel “Oasis”, në Tuz, u bë hapja e kolonisë Artistike “Gjelosh Gjokaj”, organizuar nga Komuna e Tuzit, respektivisht, Sekretariati i vetëqeverisjes lokale.
Kjo është hera e parë që një aktivitet i till të organizohet nga komuna e Tuzit.
Në këtë Koloni Artistike marrin pjesë 22 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Koloninë Artistike “Gjelosh Gjokaj”, që do të zgjasë pesë ditë, e shpalli të hapur zn. Marina Ujkaj, Sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje lokae.
Ndërkaq, dhuratë me simbolin e komunës së Gostivarit, për komunën e Tuzit, ndau piktori nga Maqedonia e Veriut, z. Burhan Ahmeti.