Kajoshaj: Nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme në Tuz

Kryetari i Kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj është shprehur se në Komunën e Tuzit nuk ka ndonjë arsye të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Kajoshaj theksoi se duke pasur parasysh situatën në Komunën e Tuzit, nuk mendon se ka ndonjë arsye për të zhvendosur zgjedhjet lokale në vitin 2022, në vend të zgjedhjeve të rregullta të cilat duhet të mbahen në vitin 2023.

Megjithatë, siç tha ai, gjithçka vendoset nga shumica.

“Nëse është vullneti i të gjithëve dhe nëse të gjithë pajtohen, atëherë kjo është gjithashtu e mundur. Në atë rast, ne do të pajtoheshim dhe nuk ka asgjë të tmerrshme në të. Por me të vërtetë, nuk ka asnjë arsye për këtë, sepse ne jemi më se të kënaqur me situatën aktuale dhe punën e organeve komunale”, theksoi Kajoshaj.

Sipas propozimit të Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, të bërë nga Kryetari i Parlamentit Aleksa Becic, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në 17 komuna në të njëjtën ditë në pranverën e vitit të ardhshëm, me mundësi edhe në Tuz, ku mandati skadon në vitin 2023, të vijnë deri tek shkurtimi i mandateve dhe zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që ato të mbahen në të njëjtën kohë. /MALESIA.ORG/