Komuna e Tuzit në kuadër të manifestimit „Vera në Malësi’’ bashkoj në një mbrëmje letrare – „Takohemi te Kroni”, shkrimtarë dhe poetë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për të pranishmit paraqitën pjesë nga krijimtaria e tyre letrare. 📚 📖
📌 Në këtë mbrëmje letrare e cila u mbajt në ambientet e mrekullueshme natyrore te Kroni i Traboini, ku moderator ishte shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Nikollë Berishaj, morën pjesë shkrimtarët Majlinda Bregasi, Anton Gjuravçaj, Rrok Berishaj, Fran Camaj, Zija Vukaj, Mimoza Rexhvelaj si dhe Fiqret Mujeziqi.
😍 Kjo mbrëmje përveç letërsisë u shoqërua edhe nga tingujt e pianos nga pianistit Anton Lekoçaj dhe ekspozita e pikturave të Kolonisë artistike – „Gjelosh Gjokaj”.
➡️ Për të pranishmit e kësaj mbrëmje u shërbye një koktej modest.
Komuna e Tuzit!