Sonte në Qënder të Tuzit, në kuadër të Karnevaleve u mbajt Nata e Saragave dhe verës.
Perpos saragave dhe verës, në këtë manifestim ishte organizuar edhe Panairi i artizanëve.
Ashtu si edhe gjatë mbrëmjeve tjera, programi ishte i gërshetuar me koncert muzikor, ku të pranishmit i argëtuan këngëtari David Dreshaj dhe Grupi Mars.
Ndërkaq, kryetari i Shoqates “Karnevali Koret”, Arton Gjokaj, ndau mirënjohje për David Dreshaj dhe Grupin Mars, për kontributin e tyre të dhënë për shoqatën në fjalë.
Malesia.Org