Nga Hajrullah Hajdari
Shqiptarët janë aty, por nuk deklarohen sishqiptarë!
Tivari është një qytet i lashtë, fillimisht i vendosur 5 km nga deti në rrënzët e malit Rimia. Gjetjet arkeologjike konfirmojnë se jeta në këtë zonë daton që nga kohët parahistorike ilire. E kaluara historike e këtij qyteti ilir nuk ndryshon shumë nga qytetet jera shqiptare në bregdetin e Adriatikut dhe ndan fatin e tyre deri në Kongresin e Berlinit (1878), kur ky qytet përfundimisht shkëputët nga trungu amë– Shqipëria.
Plot gjashtë (6) muaj para vendimit famëkeq të Kongresit tëBerlinit ushtria malazeze sulmoi pa mëshirë Qytetin e Vjetër tëTivarit.Ushtria malazeze përdori metodat më të tmerrshme tëluftës, madje popullsisë civile iu ndërpreu edhe furnizimin me ujë.Qyteti u dogj dhe u shkatrrue tërësisht. Nga 600 shtëpi sakishte ky qytet i vogël, asnjëra nuk shpetoi. Gjysma e tyre u bënë shkrum e hi ndërsa të tjerat u shndëruan në germadha. Vetëm në një xhami u gjeten dyqind (200) gra e fëmij të vdekur. Gazetari freng Auguste Meylan këto veprime fashiste për kohën, i komenton kështu:”Kamë parë shumë rrethime të tjera, pors’kishnja pa kurrë një gjë kaq të tmerrshme sa ky qytet i mjerë iTivarit, ku s’ka mbetur asnjë shtëpi në këmbë….”
Edhe pse rezistenca për mbrojtjen e Tivarit, me pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve vendas, shkodranë e ulqinakë,gjatë dimrit të vitit 1877/1878 ishte heroike, qyteti më 10 janar1978 ra në duart e Malit të Zi. Aneksimi i këtij qytetizyrtarizohet me vendimet e Kongresit të Berlinit. Kështu Tivariu bë qendër e vemendjes e shtypit të kohës dhe qyteti i parëshqiptar që u shkëput nga trungu amë – Shqipëria.
Veta e pare:
Në kushtet e krijuara nga shkatërrimet e luftës dhe dëshirapër të mos u dorëzuar malazezve dhe jetuar nën Malin e Zi, njëshumicë e madhe e popullsisë iku nga Tivari dhe u vëndosën, shumica e tyre në Shkodër por edhe në Durrës, Elbasan e qytetetë tjera duke lënë gjithçka që u kishte shpëtuar nga djegja dheshkatrrimet e luftës. Mbi 284 familje e kishin lëshuar Tivari prejtë cilëve 83 familje nuk u kthyen kurrë. Pasuria e tyre u zaptuanga malazezët dhe kurr nuk u dëmëshpërblyen. Ato që u kthyeni gjeten malazezët në tokat e tyre shumica e të cilëve nuk dolëndot nga pronat e shqiptarëve tivaras.
Familjet që nuk u kthyen në Tivar ishin pothuajse të gjithatë kombësisë shqiptare. Kjo vërtetohet nga një protokol ifamiljeve të vitit 1977 dhe atyre që nuk janë në Tivar në maj tëvitit 1879 (DACG, MUD,f.4nr.1106). Po përmendi vetëm disanga ata: Emin begu, Mulla Sala, Dul Beqiraga,Haxhi Ahmeti, Selim Ademi, Salo Misherri, Usejn Zoja, Smajl Jusufi, Eto Pera, Osman Kacila, Omer Kërçiku, Haxhi Lanica, Avdullah Kaca, Met Harapi, Demo Zeka, Daut Kadija, Dem Salihu, Nelo Zemra, Jusuf Tafula, Mujo Mushica,Omer Kërçiku, HalilAhmeti;Mahmut Spica….Edhe emrat e familjarëve që ishinkthyer po ashtu vërtetojnë përkatësin shqiptare si: Ali beg Qorri, Mustafë Haxhi Jusufi, Jaho Dervishaga, Haxhi Ala, Sulo Suma, Huso Shestani, Dul Buza, Can Spahia, Ahmet Kaca, Fazli Goca, Mahbub Arapi, Alush Kasmi, Ramo Kraina (Kraja), RustemIshma, Musto Tafica Rexhep Fazlija, Braho Korda, Mehmet Dibra….
Të ngushtuar nga rrethanat politike të brendshme dhe frikaqë i kishte përfshirë shqiptarët në Tivar, ata filluan gradualisht tëpërshtatën me kushtet e reja të jetës që diktonte pushtetimalazez. Filluan të ndjekin shkollën në gjuhën malazeze, por tëpakët ishin ata që arrinin të përfundonin mësimin fillor. Njëpjesë e tyre, duke mos u pajtur me këtë realitet u larguan ngaTivari dhe vazhduan rrugëtimin e shpernguljes, rrugë qëfatkeqësisht nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite. Përveçshpërnguljes, si rrjedhojë e mungesës së shkollës në gjuhënamtare, filloi edhe procesi i asimilimit të shqiptarëve në Tivar.
Sipas regjistrimit të pjesshëm të popullsisë në Mal të Zi, nëvitin 1879, Tivari dhe Zalefi së bashku numëronin 507 familjeme 2302 banorë, prej të cilëve 1365 muhamedanë ( pothuajse tëgjithë shqiptarë) dhe 448 katolikë (po ashtu shqiptarë) ose78,75% të popullsisë ishin shqiptarë. Në Tivar, sipas këtijregjistrimi, jetonin 489 qytetarë të fesë pravosllave ose vetëm21,24 % të popullsisë duke shtuar se në Tivar 16 familje me 82 anëtarë ishin registruar si romë. Regjistrimet e mëvonshme tëpopullsisë në Mbretërin SKS-së (1921,1931) nuk japin shënimetë sakta për strukturën kombëtare apo etnike tëpopullsisë.Regjistrimet e popullsisë në RSFJ (1948,1953,1961,1971,1981), shqiptarët në këtë qytet. pothuajseu asimiluan tërësisht.
Veta e dytë:
Fundin e Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e pritën me shpresa për shprehjen dhe rikthimin e integritetit dhe identitetitshqiptar! Por, Tivari, fatkeqësisht, edhe një herë u bë qendër e mizorisë dhe tmerr për shqiptarët. Pikërisht, me 1 prill të vitit1945, në këtë qytet, dikur shqiptar, ndodhi tragjedia më e madhe e njohur si “Masakra e Tivarit”! Vendngjarja Monopoli iDuhanit në Tivar. Në këtë masakër të paparë deri atëherë, ndajshqiptarëve kosovarë të mobilizuar me dhunë e të paarmatosur u masakruan me shufra hekuri duke i goditur në kokë, gjoks apo në shpinë dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta. Por kjo nuk ishte e gjitha. Ndaj tyre shtihej me të gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja, bomba dore, revole e tjera. Oborri dhe sheshi i Monopolit u mbuluan me lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj!. Shënime të sakta për numrin e të masakruarëve të pushkatuarëve nuk ka por mendohet se në Tivar dhe gjatë rrugës për në këtë qytet u vranë mbi 3.500 shqiptarë kosovarë.
Po pse masakra ndodhi bash në Tivarë!?Qëllimi dhe arsyet janë të shumta, por kjo nuk ndodhi rastësisht. Shqiptarët në Mal të Zi në vitin 1944 dhe në fillim vitin e 1945, duke kujtuar të kaluarën e hidhur nën sundimin serbo-malazez, kishin shprehur dëshirën e tyre për t’iu bashkuar shtetit shqiptar. Kjo dëshirë e tyre duhej të shuhej përfundimisht. Pra, shtypja e ndjenjës kombëtare nëpërmjet masakrës ishte një ndër qëllimet e ultraracistëve serbo-malazez të cilët besonin se masakra do të jetë një mësim i mirë për shqiptarët e këtyre trojeve.Rrjedhimisht, në regjistrimin e parë të popullsisë në Jugosllavi, në vitin 1948, në Tivar si shqiptarë u regjistrun vetëm 26 persona, ndërsa në regjistrimin e vitit 1981 vetëm 102 persona! Po ku shkuan, çu bë me shqiptarët!? Shumica mbetën aty fizikisht, por nuk u identifikuan kurr më si shqiptar! Një pjesë e tyre emigruan por pjesa më e madhe e tyre u asimiluan duke u regjistruar si malazezë apo myslimanë.
Veta e tretë:
Fillimi i demokracisë në fillim të vitit 1990, të intelektualët shqiptarë ngjalli shpresën se tani më shqiptarët autoktonë apo të ardhur ndër vite në Tivar do t’a kuptojnë përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare. Por jo! Rezultatet në këtë drejtim janë fare të vogla. Megjithate lufta në Bosnje e sidomos në Kosovë bëri që disa shqiptarë, sidomos të fesë myslimane, të këtij qyteti të ndërgjegjsohen. Kështu në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 si shqiptarë u deklaruan 250 persona! Është interesant të ceket se në këtë regjistrim , në pyetjen “përkatësia fetare” u deklaruan “katolikë” plot 3.043 persona. Dihet se kroatë apo katolikë kroatë ka shumë pak në Tivar, pra shumica e tyre janë shqiptarë. Pra, shqiptarët janë aty por nuk deklarohen si shqiptarë
! Pse është kështu?
Edhe pse shqiptarët ishin popull shumicë në Tivar, në këteqytet asnjëherë nuk u hap shkolla më mësim në gjuhën shqipe! Duke u nisur nga parimi se “nëse do t’a shkatrrosh një popull, mos i hap shkollë në gjuhën amtare” mund të konkludohet se mësimi në shkollë vetëm në gjuhën malazeze i shqiptarëveautekton si edhe i atyre të vëndosur këtu nga Ulqini, Ana e Malitdhe Kraja, është një ndër arsyet kryesore të asimilimit tëshqiptarëvë këtu.
Me qëlloi një herë që të marr në telefon një vendasin tim.“Alo” i thashë”, “Molim” m’u përgjigj një voglushe! Vazhdojat’i flisja shqip dhe i tregova kush jam! “ Majko, majko, neko od onih vašhih te traži“ (“Nënë, nënë, dikush nga ato të tuajt të kërkon”). Pasi u paraqit nëna e pyeta për sjelljen e vajzës dhe e pyta se a e din ajo kush janë “ato të tuajt”!? “Po ashtu ka mësuar në shkollë, gjithë ditën mëson dhe luan me shoqet e saja malazeze. Por as nuk guxojm të themi kush jena”! m’u përgjigj. Mbeta i dëshpruar, por edhe një herë e vërtetova se mungesa e shkollës në gjuhën shqipe është një handikep i madh për këto shqiptarë të mbetur në Tivar.
Megjithate, viteve të fundit mbase ka levizur diçka në këtë drejtim.Shumë shqiptarë me prejardhje nga Kraja dhe Ana e Malit, me rastin e martesave kanë filluar t’i organizojnë dasmat në restorantet e Ulqinit me këngë shqipe madje disa përdorin edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Veta e katërtë:
Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat politike të së kaluarës dhe të tashme dhe politikën asimiliuese të pushtetit malazez ndër vite, i takon faktorit politik shqiptar në Mal të Zi që sa më parë të nxisë një iniciativë për hapjen e së paku një paraleleje në gjuhën shqipe. Përndryshe asimilimi i shqiptarëve në Tivar nuk ka të ndalur.