Kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka tha se partia e tij është e gatshme që sot të bëjë koalicion me DPS-në dhe Forcën.
Ai tha për Radio Antena-M se UDSH ka filluar bisedimet joformale për formimin e pushtetit lokal në Ulqin me kryetarët lokalë të DPS-së.
Zenka shtoi se URA dhe Demokratët, kërkojnë rinumërim, ndryshim të vullnetit elektoral të qytetarëve.
Është interesante dhe e “pakuptimtë” që subjektet shqiptare në Ulqin me çdo kusht e duan DPS-në në pushtet, në të kaluarën bile edhe kur ato i kishin numrat për formimin e shumicës pa DPS-në. /MALESIA.ORG/
