Më 30 mars, 2022, në QKI “Malësia”, është bërë promovimi i librit “Çinari i moçëm” i mjekut, dhe publicistit të njohur nga Ulqini, Dr. Gani Karamanaga.
Ky promovim u organizua nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës të Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me QKI “Malesia” – Tuz.
Në emër të organiaztorit, të pranishmit i përshendeti z. Salko Lubuder, Drejtor i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi.
Për librin folënt: Zuvdija Hoxhiq, akademik, Gazmend Çkitaku, shkrimtar dhe publicist dhe Mustafa Canka, gazetar dhe publicist si dhe vetë autori z. Gani Karamanaga, e gjithë kjo nën moderimin e mësimdhënësit Toni Gjurashaj.
Vlen të ceket se krahas angazhimit professional në mjekësi, dr.Karamanaga është autor i punimeve të shquara gazetareske që kanë të bëjnë me specifikat e komunës së Ulqinit.
Librat e tij janë të frymëzuar nga dallimet dhe specifikat që ka ky qytet dhe objektet që karakterizojnë specifikën e trashëgimisë kulturore të Ulqinit nëpër periudhat e ndryshme kohore.
Si kronist besnik dhe humanist i vendlindjes të tij, Karamanaga flet shprehimisht për vendlindjen dhe banorët e tij, në mënyrë të dokumentuar, si me fjalë ashtu edhe me fotografi. Kështu është edhe me librin Çinari i moçëm. /MALESIA.ORG/