Është formuar sot Klubi i Deputetëve Shqiptarë i përbërë nga Genci Nimanbegu (Forca) dhe Mehmet Zenka (UDSh), dhe për këtë është njoftuar Kuvendi i Malit të Zi.
Klubi i Deputetëve Shqiptarë është formuar, siç e thekson Forca e Re Demokratike, mbi nevojën e avancimit, mbrojtjes dhe përfaqësimit të denjë të popullit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi.
“Si përherë, deputetët shqiptarë janë munduar me vizionin e vet të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve që shqiptarët ballafaqohen ndër vite në shtetin e Malit të Zi”, shkruan në njoftimin e Forcës.
/MALESIA.ORG/