Më 13 qershor 2022, në Kojë, nën organizimin e Tomë dhe Kolë Ivanaj, me rastin e Ditës së Sh’na Nout, u mbajt logu i kësaj festë.
Fillimisht u celebrua mesha e shënjtë, të cilën e udhehoqi Kustodi i Kustodies “Zoja Nunciate” në Shqipëri dhe Mal të Zi, Pashko Gojçaj.
Pas meshes, programi vazhdoi me pjesën artistike, ku të pranishmit i argëtuan këngëtari i njohur Malësori, Ilir Shaqiri, këngëtari Fran Vulaj, si dhe Ansambli “Shqiponja”.
Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshendeti nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.
Malesia.org