Deçiqi e fillon me fitore sezonin e ri të kampionatit

Futbollistët e Deçiqit e filluan me fitore sezonin e ri të kampionatit të Ligës së Parë të Malit të Zi.

Ndeshjen e luajtur si mysafir kundër ekipit Mornar nga Tivari, Deçiqi e fitoi me rezultat 0-1.

Golin e shënoi Stefan Denkovic në minutën e 41-të, pasi e asistoi Fatos Beqiraj.

/MALESIA.ORG/