Tuz-Panair humanitarë i luftës kundër kancerit të gjirit. Eja edhe ti!

🌸 Muaji tetor, në të gjithë botën njihet si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Në kuadër të kësaj edhe Komuna e Tuzit organizon, Panairin humanitarë- ,,Ne nëpunëset”. Në këtë panair, zyrtaret e organeve të Komunës së Tuzit, specialitetet e veta do t’i ekspozojnë dhe do t’i shesin, ndërsa të hollat nga prodhimet e shitura do t’i bëhen donacion klinikës private ,,Diagnostica” në Tuz, në mënyrë që të sigurohen vauçerë gratis për ultrazë të gjirit, që u destinohen grave në gjendjen e ndihmës sociale.
Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e panairit, të provojnë specialitetet e përgatitura, por mbi të gjitha të jepni dhe ju kontributin tuaj në ngritjen e vetëdijes lidhur me këtë sëmundje.💗
Aktiviteti zhvillohet ditën e premte, më 14 tetor, me fillim në orën 10, në qendër të Tuzit, (në rast të motit të dobët, Panairi do të mbahet në QKI ,,Malësia”).