60 gra do të kenë mundësi të bëjnë falas kontrollet me ultrazë për kancerin e gjirit!🎀
Me kënaqësi të madhe u njoftojmë se panairi ,,Ne nëpunëset” – arriti sot qëllimin për të cilin u organizua.
Nëpunëset e Komunës dhe të Institucioneve publike, themelues i të cilave është Komuna, sot me shitjen e ëmbëlsirave të përgatitura nga vet ato, bënë të mundur që 60 grave në nevojë t’u jepet mundësia që në klinikën ,,Diagnostika” në Tuz, të bëjnë falas ultrazërin e gjirit, kurse vet klinika do kryej falas incizimin e tumor markerit të gjirit.
Gjithashtu, për nëpunëset e Komunës, klinika ,,Diagnostika” do të dhurojë 10 kupona për kontrolle gjinekologjike dhe ultrazërin gjinekologjik falas.
Si Komunë falënderojmë të gjithë ata të cilët me kontributin e tyre u bënë pjesë e nismës sonë.
Komuna e Tuzit