DPS, opozitë në 20 nga 25 komunat në Mal të Zi


Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 23 tetor në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera, mbetët në pushtet në vetëm 5 komuna në Mal të Zi.

Në zgjedhjet e djeshme lokale që u mbajten në 14 komuna, DPS e Milo Djukanovic siguroi pushtetin në vetëm 3 komuna; Bijello Pole, Tivarë dhe në Plavë.

Ndërkaq në Guci dhe Petnicë, DPS ka pushtetin nga zgjedhjet e mbajtura në vitin 2020, gjegjësisht 2021.

DPS humbi zgjedhjet qendrore në vitin 2020 dhe doli në opozitë pas 30 vitesh pushtet. Që atëhere kjo parti vazhdon të dobësohet.

Gjatë 30 vitesh të pushtetit të DPS-së, organizata ndërkombëtare të cilat merren me monitorimin e demokracisë, Malin e Zi shpesh e vlerësuan si shtet me mangësi në demokraci dhe në të drejtat e njeriut.

/MALESIA.ORG/