Përfaqësuesit e Frontit Demokratik (DF), Partisë Socialiste Popullore (SNP) Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Forcës, në tryezën e rrumbullakët në Kanalin Parlamentarë thanë se do ti përgjigjen ftesës së takimit për tejkalimin e krizës politike të inicuar nga kryetarja e Kuvendit, Danijela Djurovic.
Megjithatë, ata u pajtuan se është çështja vetëm se si do të jetë rezultati i këtij dialogu. Nga PDS-ja, po ashtu, thanë se do t’i përgjigjen ftesës për bisedime, por pa kushtëzime dhe se do të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme.
Përfaqësuesi i Forcës, Genc Nimanbegu, tha se pret që liderët e partive të kenë kapacitet për të arritur një marrëveshje. Sipas vlerësimit të tij, dialogu është bërë i pakuptimtë.
“Dialogu është bërë i pakuptimtë. Unë nuk pres se të arrihet ndonjë marrëveshje. Partitë kalkulojnë për interesat e tyre para interesave të përgjithshme”, tha Nimanbegu, duke shtuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë më se të nevojshme.