Xhubleta pranohet në UNESCO


Xhubleta shqiptare e lashtë 4 mijë vjet është pranuar në listën Trashëgimisë Kulturore jo-materiale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Lajmin e dha ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni videon e dosjes së xhubletës të realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO:

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, shkruan ministrja.

Xhubleta është një veshje e vjetër e grave shqiptare që është trashëguar nga ilirët.

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.

Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Sipas studiuesve ajo paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe ne vise te tjera te Mesdheut, qe i përkasin mijëvjeçarit te dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare e sidomos me ato të fiseve ilire.