Vatra fton shqiptarët të mbështesin “Forumin Shqiptar” në zgjedhjet e 5 Marsit

New York, 1 Mars 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA fton të gjithë shqiptarët që të mbështesin “Forumin Shqiptar” në zgjedhjet e 5 Marsit 2023 për Komunën e Tuzit.

Fitorja dhe bashkimi i shqiptarëve është në interes të komunitetit dhe kombit tonë. Pesha e shqiptarëve në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë. Vatra e ndjek me shumë interes dhe shpreh falenderim për punën e progresin e Tuzit falë drejtimit të shqiptarëve. Vatra e ndjek me vëmendje këtë situatë zgjedhore dhe ka dërguar Dr. Pashko Camaj si të deleguar zyrtar për përkrahur procesin zgjedhor dhe demokratik në Tuz.

Me bindje në fitoren e shqiptarëve në Tuz,

Me nderime

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha