Përfaqësuesit e Forumit shqiptar, Nik Gjeloshaj, Ferhat Dinosha dhe Ivan Ivanaj u takuan sot me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Kryetari i Alternativës shqiptare, Nik Gjeloshaj, pas bisedimeve me presidentin Millatoviq ka thënë se e mbështesim Millojko Spajiqin për mandatar dhe kushdo që ka një qëndrim të qartë si presidenti i Malit të Zi, është partner për ne, tha Gjeloshaj.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj parimeve, zhvillimit dhe për ta udhëhequr Malin e Zi drejt integrimit euro-atlantik,” tha Gjeloshaj gazetarëve.
Ai rekomandoi të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Malit të Zi.
“Ne i respektojmë të gjithë, por është e qartë se askush nuk ka shumicë absolute. Parimet programore janë shumë të rëndësishme për ne. Kushdo që mund të ketë një qëndrim të qartë si Milatoviq është partner për ne,” konkludoi Gjeloshaj.