Përmendorja e krye-heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeut e cila është paralajmëruar të përurohet më 28 nëntor të këtij viti, në parkun e ri të Tuzit, sipas Komunës së Tuzit, tashmë është në fazën e realizimit.
Sipas marrëveshjes në mes të Komunës së Tuzit dhe shoqatave malësore në ShBA, financimin e përmendores do t’a sigurojnë mërgimtarët në ShBA, andaj tashmë ka filluar fushata e bashkimit të mjeteve.
Donacionet bëhen permes platformës online GoFund.com.
Donacionet mund t’i bëni këtu: https://gofund.me/430bc962