Në Qeverinë e Malit të Zi nga sot partitë proserbe dhe partia boshnjake


Parlamenti i Malit të Zi ka votuar sot rindërtimin e Qeverisë.

Në Qeveri tashmë përfshihen dy partitë pro-serbe; Demokracia e Re Serbe dhe Partia Popullore Demokratike. Në Qeveri hyri edhe Partia Boshnjake.

Partitë pro-serbe do të kenë dy poste të zëvendëskryeministrit dhe do të udhëheqin tre ministri, ndërkaq partia boshnjake do të ketë një zëvendëskryeminister dhe pesë ministra.

Me hyrjen e këtyre partive, Qeveria e Malit të Zi tani do të ketë 32 anëtarë – Qeveria më e madhe në historinë e shtetit.

Në votim nuk mori pjesë opozita; DPS, SD, Iniciativa Kroate dhe URA e Dritan Abazoviqit.

/MALESIA.ORG/