KF Deçiqi shënoi sot një fitore të madhe 2-0, si mysafir ndaj kampionit të Gjeorgjisë, Dinamo Batum.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërkaq në pjesën e dytë në minutën e 61-të, trajneri vendosi të aktivizojë Ilir Camaj i cili shënoi golin e parë për Deçiqin vetëm një minutë pasi hyri në lojë.
Katër minuta më vonë, Deçiqi shënoi për 2-0 përmes Vuk Strikoviq.
Kjo ishte ndeshja e parë e gjiros së dytë të Ligës së Konferencës, ndërkaq ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Podgoricë.
/MALESIA.ORG/