KF Deçiqi u eliminua sonte nga rrugëtimi evropian në Ligën e Konferencës.
Edhe pse Deçiqi në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte më i mirë se kundërshtari nga Helsinki, dhe fitoi 2:1, kjo nuk mjaftoi sepse në ndeshjen e parë Helsinki kishte fituar 1:0 dhe u shkua në gjuajtjen e penalltive.
Pas 120 minutash në lojë, ishte 2:1 për Deçiqin, por pas gjuajtjes së penalltive ekipi nga Finlanda fitoi 4:3.
Megjithatë, Deçiqi përfundon rrugëtimin evropian kryelartë duke shënuar kështu suksesin më të madh në historinë e klubit.
/MALESIA.ORG/