Përurohet kulla muze e Çun Mulës në Hot

Në praninë e autoriteteve dhe banorëve nga Malësia e Madhe nga të dy anët e kufirit, u përurua dje (16 gusht 20024) kulla muze e Çun Mulës në Hot.

Fjalën e rastit e mbajti Arian Bajraktari, si pasardhësi më i afërt i familjes së Çun Mulës, ndërsa lidhur me historinë e familjes foli Lukë Junçaj.

Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj me përfaqësues nga të dy vetëqeverisjet lokale, përfaqësues të klerit fetar, shoqata të ndryshme, artistë etj.

Në pjesën artistike morën pjesë shoqata kulturo-artistike dhe këngëtarë nga Malësia nga të dy anët e kufirit. I pranishëm ishte edhe artisti i madh nga Kosova, Çun Lajçi.

Kulla muze e Çun Mulës do të jetë e hapur çdo ditë për vizitorët.

/MALESIA.ORG/



 

 

 

 

 


 

Donacione