Partitë shqiptare do të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci, të cilat do të mbahen më 15 shtator, njoftoi Forumi Shqiptar.
Nga Forumi Shqiptar thanë se në zgjedhjet lokale të këtij viti do të marrin pjesë Unioni Demokratik i Shqiptarëve (DUA) dhe partitë anëtare të Forumit Shqiptar – Alternativa Shqiptare (AA), Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar.
“Forumi shqiptar, sipas recetës fituese që u krijua në zgjedhjet lokale në Tuz nč vitin 2019, është meritor për zhvillimin dhe progresin e përgjithshëm të shqiptarëve, integrimin e tyre në të gjitha institucionet, si dhe forcimin e pozitës vendimmarrëse” ka deklarua Nik Gjeloshaj.
Ai tha poashtu se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të promovojë misionin e tij me përpjekje të përbashkëta në zgjedhjet lokale në Guci. “Jemi të sigurt se qytetarët e Gucisë do ta dinë dhe vlerësojnë punën e Forumit Shqiptar në drejtim të përmirësimit të kësaj komune, si dhe angazhimin e madh të stafit të Forumit Shqiptar nga niveli shtetëror përmes promovimit të shumë investimeve. dhe projekteve në favor të zhvillimit të Gucisë, tha pos tjerash Gjeloshaj.