Më datë 20 gusht, gjenerata 1993/94 e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz festoi 30 vjetorin e maturës.
Së pari ata u mblodhën në ambientet e shkollës së mesme si para 30 e sa viteve për të përkujtua ato momente dhe çaste të paharrueshme që kanë kalua në bankat shkollore.
Përpos që ishin të pranishëm ish kujdestarë, i ftuar i veçantë ishte edhe ish drejtori i kësaj shkolle Mark Berishaj të cilët së bashku me drejtorin e tanishëm përshëndetën të pranishmit me nga 2-3 fjalë.
Pastaj ish maturantët të shoqëruar me profesorë vizituan ambientet mbresëlënëse të renovuara të kësaj shkolle.
Mbrëmja festive pastaj vijoi te “Barka e Nojës” në Dushiq ku u vazhdua deri në orët e vona të natës me argëtim të mrekullueshëm dhe fantastik nën shoqërimin e muzikës së këngëtares së re ulqinake Eliza Markiq.
Të përmendim se kjo gjeneratë si 10 vjetorin, 20 vjetorin dhe këtë 30 vjetor e organizuan nën udhëheqjen e ish maturantit Aleksandër Camaj.
Gjenerata 1993/94 e Shkollës së Mesme “25 Maji”