Reagojnë Gjelaj dhe Camaj, dënojnë aktet provokuese në Bozhaj


Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikoll Camaj, kanë reaguar ndaj protestës luftënxitëse qe u mbajtë të dielën në rrugën Tuz – Bozhaj.

Në gjestin e një grup qytetarësh, të cilët të dielën kanë bllokuar rrugën Tuz-Bozhaj, duke shpërndarë transparente provokuese me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ka reaguar kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, duke thënë se kjo është një shfaqje skandaloze dhe se ai dënon ashpër këtë ngjarje.

Gjelaj tha se politika e jashtme e Malit të Zi është konsistente, e qartë dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Mali i Zi, si vend që synon paqen dhe stabilitetin në rajon, nuk mund dhe nuk duhet të tolerojë asnjë aktivitet që cenon këto vlera”, theksoi Gjelaj. Mirëpo, siç shtoi ai, ngjarja në rrugën Tuz-Bozhaj, pavarësisht nëse është raportuar apo jo tubimi, ngre pikëpyetje serioze për veprimet e organeve kompetente.

Edhe pse policia ka siguruar këtë tubimi, fakti që para syve tanë shpërndahen lirshëm mesazhe që nxisin konflikte, na mbetet të pyesim veten nëse drejtori i policisë dhe shërbimet kompetente kanë kryer në mënyrë adekuate sigurimin e këtij tubimi? “, thuhet në deklaratë të Gjelaj.

Akti i një grupi qytetarësh që dje kanë bllokuar qarkullimin në Bozhaj dhe kanë shpalosur pankartën “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, qoftë nga individë apo nga struktura të organizuara, hap një sërë pikëpyetjesh dhe çon në një sërë përfundimesh, deklaroi nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

“Sot është përvjetori i operacionit famëkeq policor „Fluturimi i Shqiponjës“, ku një grup qytetarësh, do të thosha të kombësisë serbe, u munduan dje në Bozhaj, në zemër të Hotit dhe Malësisë, që në mënyrën e tyre të urojnë Malësinë, duke bllokuar qarkullimin, duke përhapur pankartë luftarake dhe duke provokuar kalimtarët, nën mbrojtjen e policisë. Më duhet t’u kujtoj qytetarëve se ky lloj akti na kujton jo vetëm torturat shtetërore të shqiptarëve më 9 shtator 2016, por edhe vuajtjet e mëparshme, le të themi pushkatimin e 30 hotjanëve, 41 ose 74 në vitin 1919, pastaj në masakrën e Previsë në vitin 1915, në Tivar në vitin 1945”, thotë Camaj.
Camaj tha se është për gjetjen e mënyrës “për ta korrigjuar atë padrejtësi dhe jo që sot të ndjejmë thirrje për të përsëritur të njëjtën gjë, sepse përmbajtja e pankartës nuk është gjë tjetër veçse kjo”.

“Tubime të tilla nuk kanë vend në Mal të Zi dhe aq më pak në një mjedis si Malësia, skena të tilla nuk kanë vend në shoqëritë që përpiqen për tu shëruar. Kjo është më shumë tipar i shoqërive të cilat kërkojnë paqëndrueshmëri. Në fund të fundit, edhe pse për mua është e papranueshme, mund ta kishin bërë në Vasojeviq, por jo në zemër të Malësisë. Provokimi i djeshëm ka kaluar pa incidente, vetëm për shkak të rrethanave fatlume, sepse vendasit nuk kanë qenë të informuar dhe nuk e kanë ditur, sepse kam frikë se do të kishte pasoja të mëdha”, tha Camaj.

Ai theksoi se është obligim i të gjithëve që “të punojmë për mirëqenien e të gjithë popujve, duke përfshirë edhe Kosovën, si dhe të ndihmojmë zhvillimin demokratik të atij vendi, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe serbët, të jetojnë në harmoni dhe stabilitet.“

“…Por thirrja që ushtria të kthehet atje ku nuk i takon natyrshëm, madje as sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, është një refuzim i madh i atyre përpjekjeve. Më duhet të them se dua të besoj akoma se gjithçka që ndodhi dje do të mbetet një rast i izoluar, sepse është e drejtuar kundër asaj për të cilën të gjithë ne në Kuvend përpiqemi”, tha ai.

„Pres që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha veprimet në juridiksionin e tyre kushtetues, të identifikojnë personat dhe t’i dënojnë sipas ligjit, sepse zotërinjtë, ndër të tjera, pa paralajmërim kanë bllokuar rrugën ndërkombëtare, por edhe sepse zotërinjtë kanë bërë thirrje për urrejtje ndëretnike. Nëse kjo nuk ndodh, do të rezultojë se e gjithë kjo është bërë në organizimin e strukturave qeveritare, siç ishte rasti me autokolonat në vitin 1997 dhe kjo nuk do të ishte mirë. Dhe personalisht, nuk do të habitesha nëse aktori kryesor është i njëjtë. Më duhet t’u kujtoj organeve shtetërore se ndaj kreut të Komunës së Tuzit ende po vijojnë procedurat për bllokimin e rrugës ndërkombëtare, për arsye shumë të justifikuara, dhe nëse rasti i djeshëm do të kalonte pa përgjegjësinë e përgjegjësve, do të ishte dëshmi se nuk jemi të barabartë dhe se jemi të mposhtur, që do të thotë se jemi të hutuar që jemi pjesë e qeverisë”, theksoi Camaj.