Sipas rezultateve paraprake, koalicioni Partia boshnjake (BP) , Socialdemokratët (SD) dhe Partia Socialdemokrate (SDP) fitoi më së shumti vota në zgjedhjet lokale të cilat u zhvilluan sot. Ky koalicion i cili siç duket do të jetë bartës i formimit të pushtetit lokal në Guci, mori 43.39% të votave ose 14 mandate.
Lista shqiptare, gjegjësisht koalicioni Forumi shqiptar dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve fitoi 23.4% të votave – 7 mandate.
Lista e DPS-së mori 20.61% të votave – 6 mandate.
Lista Lëvizja për Gucinë mori 7.44% të votave – 2 mandate, ndërsa 1 mandat morën Demokratët.
/MALESIA.ORG/