Dukaj – Edhe përkundër mospajtimeve Forumi Shqiptar tani për tani mbetet në Qeveri


Forumi Shqiptar tani për tani mbetet në Qeveri, edhe përkundër mospajtimeve për disa vendime, tha ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi Marash Dukaj në emisionin “Referat” të televizionit, Gradska.

Ai tha se me miratimin e Ligjit të ri për qeverisje lokale, i cili pritet së shpejti, administrata publike do të depolitizohet.

Dukaj theksoi se Mali i Zi është vendi më i centralizuar në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, Ligji i ri për qeverisje lokale është në fazën përfundimtare dhe theksoi se për këtë ligj do të kërkojë mendimin e Komisionit Evropian.

Duke folur për raportin e Komisionit Evropian për integrime në BE, Dukaj pret që ai të jetë shumë më i mirë se ai i mëparshmi.

 


Anti-shqiptarit dhe “bekuesit” të krimeve serbe, mitropolitit Amfillohije, do t’i ngritet monumenti në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar  propozimin për ngritjen e monumentit të mitropolitit serb Amfillohije.