Incidente pas ndeshjes Deçiqi – Buduqnost, tifozët nga Podgorica thërrisnin “Srbija”


Pas ndeshjes e cila u zhvillua sonte në stadiumin e rinovuar në Tuz, erdhi deri te incidente të cilat si zakonisht i shkaktojnë tifozët nga Podgorica.

Përpos sharjeve verbale, pati edhe rrahje fizike e cila shpejt u parandalua nga forca të shumta të policisë.

Rreth 40 makinë me tifoz nga Podgorica, në kthim pas ndeshjes nëpër qendër të Tuzit, provokuan me fyerje e sharje, e siç bëjnë ata zakonisht, edhe në baza nacionale. Ata thërrisnin “Srbija …Srbija”, me çrast reaguan tifozët tonë.

Thuhet se pati disa makina të dëmtuara dhe rrahje fizike në mes të huliganëve nga Podgorica dhe vendasve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e rinovuar në Tuz, Deçiqi humbi 2-0 ndaj Buduqnostit.

/MALESIA.ORG/