Përfundoi fushata për sigurimin e fondit për përmendoren e Skënderbeut në Tuz


Fushata për sigurimin e fondit për përmendoren e krye-heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Tuz, ka përfunduar më 1 tetor.

Fushata për sigurimin e mjeteve financiare zgjati rreth tre muaj, ndërkaq, në platformën Gofund u siguruan 138,765 dollar amerikan nga 180,000 sa ishte objektivi.

Sipas marrëveshjes me Komunën e Tuzit si bartëse e projektit, financimin e përmendores e bëjnë mërgimtarët malësorë në ShBA, ndërkaq për fushatën dhe grumbullimin e mjeteve ishin caktuar katër shoqatat malësore në ShBA; “Shoqata Jehona e Malësisë”, “Shoqata Malësia e Madhe – NY”, “Malësia e Madhe – Michigan” dhe “Shoqata Malësia në Kaliforni”, të cilat sipas të gjitha gjasave, për të plotësuar objektivin prej 180,000 dollar amerikan, do t’i japin nga buxhetet e veta shumën e mbetur.

Në fushatë ishte aktiv edhe portali malesia.org nga ku u siguruan rreth 20% e shumës të grumbulluar.

 

/MALESIA.ORG/