Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, me organizimin në Luksemburg të Konferencës së dytë ndërqeveritare. I quajtur “Themeloret”, ky grupkapitujsh, është dhe më kryesori.
Ai hapet i pari dhe mbyllet i fundit.
Kryeministri Edi Rama, foli për një ditë me domethënie historike për Shqipërinë. Ndërsa ministri i Jashtëm hungarez tha se janë mundësitë që brenda vitit të hapet dhe një tjetër grupkapitujsh
Shqipëria mori nga Komisioni Evropian rekomandimin për hapjen e bisedimeve në vitin 2018 ndërsa nga Këshilli Evropian në mars të viti 2020. U deshën dy vite të tjera që mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të mbahej, konferenca e parë ndërqeveritare. Vetëm sot, pas edhe dy vitesh të tjera, vendi ka hyrë realisht në procesin e anëtarësimit, me nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë.