Regjistrimi i popullsisë – Në Malësi, shqiptarë janë deklaruar 62,55%

Në Malësi shqiptarë janë deklaruar 62,55%, kurse gjuhën shqipe si amtare e kanë deklaruar 60,25%.

Enti për Statistika MONSTAT shpalli sot rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi.

Sipas rezultatit, në Malësi – Komunën e Tuzit janë regjistruar 12,979 banorë. Nga ata, shqiptarë të deklaruar janë 8,119 banorë ose 62,55%.

Komuna e Tuzit, rezultati sipas përkatësisë kombëtare:
Shqiptarë: 8,119 banorë ose 62,55%.
Malazez: 1,964 banorë ose 15,13%.
Boshnjakë: 1,772 banorë ose 13,65%.
Myslimanë: 363 banorë ose 2,80%.
Serbë: 258 banorë ose 1,99%.
Romë: 118 banorë ose 0,91%.
Malazez-Mysliman: 31 banorë ose 0,24%.
Turq: 27 banorë ose 0,21%.
Egjiptian: 11 banorë ose 0,08%.
Të pa deklaruar: 206 banorë ose 1,59%.

Gjuhën shqipe si gjuhë amtare në Komunën e Tuzit e kanë deklaruar 7,820 banorë ose 60,25%.
Gjuhën malazeze – 3,244 ose 24,99%
Gjuhën boshnjake – 1,098 ose 8,46%
Gjuhën serbe – 387 ose 2,98%