Fshati Sukruq në Malësi do të bëhët me Sallën e Sporteve, vlera e të cilës shkon në 10.6 milion euro.
Tashmë është shpallur prokurimi publik për ndërtimin e Sallës së Sporteve e cila do të ketë hapësira me standarde moderne për basketboll, volejboll, pishinë sportive etj.
Nga Komuna e Tuzit kanë nioftuar se vlera e investimit është 10,660,000 €.
Një lajm i mirë si ky po mirëpritet, por ka edhe pakënaqësi pasiqë Tuzi si qendra e Malësisë, nuk ka një komoleks sportiv.
Ishte e pritshme që një kompleks të ndërtohet në Tuz ose në rrethinë të qytezës.
/MALESIA.ORG/