Mbyllet rruga Dinoshë – Tuz, Cemi doli nga shtrati


Si shkak i reshjeve të mëdha të shiut, niveli i lumit Cem u rrit në mënyrë drastike, gjë që çoi në daljen e tij nga shtrati.

Si pasojë sonte është mbyllur rruga Dinosh – Tuz.

Ajo pjesë e rrugës është problematike pasiqë përmbytet shpesh kur ka rreshje të mëdha të shiut.

Kur para disa vitesh u rikonstruktua kjo rrugë, u tha se do të ngritët niveli i sajë në mënyrë që të evitohen përmbytjet e shpeshta, por diç duket nuk u realizua siç ishte planifikuar.

/MALESIA.ORG/