Shoqata “Malësia e Madhe” – New York njofton të gjithë shqiptarët e Amerikës, bashkëatdhetarët nga të gjitha trojet etnike, bizneset, institucionet, organizatat, shoqatat, klubet patriotike dhe çdo patriot të interesuar se organizon: DARKË PËR RRITJEN E FONDEVE.
Aktiviteti atdhetar e komunitar zhvillohet më datë 15 Dhjetor 2024, në ora 7:00pm në Restorant CIAO: 5-7, John R Albanese Pl, Eastchester, NY 10709.
Për të gjithë pjesëmarrësit darka dhe pijet janë falas nga Shoqata “Malësia e Madhe” – New York.
Qëllimi i këtij aksioni është që të ardhurat e grumbulluara do të dedikohen plotësisht për nevoja të komunitetit tonë në Malësi, për familjet në nevojë, bursat e studentëve, përmirësimin e kushteve të shkollave, ndihma për organizatën e Kryqit të Kuq, ndihma për të semurit dhe njerëzit në nevoje dhe shumë e shumë tjera.
Zoti ju shpërbleftë të gjithë atyre që do marrin pjesë dhe do mbështesin shoqatën tonë.
Ju mirëpresim të gjithëve.
Për të bërë donacionin tuaj mund ta beni
via zelle: j530east86st@hotmail.com
Ose via web page malesiany.org
Në person drejtohu për info tek.
z.Gjek Juncaj në 516-7292-2410
z.Kiko Celaj në 646-599-2066
Me respekt dhe nderime
Shoqata “Malësia e Madhe” – New York
Kryetari
Senad Lulanaj