Të nderuar të punësuar në Komunën e Tuzit, në organizatat dhe institucionet publike e private, si dhe të dashur qytetarë,
Me datë 9 dhjetor, në ambientet e Qendrës Kulturo-Informative ,,Malesia”organizohet aksioni i dhurimit vullnetarë të gjakut, i organizuar nga Kryqi i Kuq Tuz, në bashkëpunim me Entin për Transfuzionin e Gjakut të Malit të Zi.
Ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij aksioni humanitar dhe të kontribuoni për shpëtimin e jetëve, duke dhuruar gjak.
Ora e aksionit: 09:00 – 12:00
Le të jetë Komuna jonë shëmbull i solidaritetit!
Dhuro gjak, shpëto jetë!