Rilindja Shqiptare është partia më e re shqiptare në Mal të Zi.
Themelues i partisë është Prëla Ujkaj.
Ujkaj ishte antarë i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe më vonë këshilltar i Alternativës Shqiptare, nga ku u largua vitin e kaluar.
Partia Rilindja Shqiptare u rregjistrua në Fletorën Zyrtare të Malit të Zi më 22 janar 2025.
Në regjister thuhet se Kuvendi Themelues i Rilindjes Shqiptare është mbajtur më 22 nëntor të vitit të kaluar dhe e ka selinë në Tuz.