Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku deri në 00:30 janë numërua 73% e votave, në bazë të së cilave Lëvizja Vetëvendosje rezulton e para.
Kryeministri Kurti ka shpallur kështu fitoren e parakohshme ndërsa gjatë fjalës së tij në Prishtinë para mbështetësve, tha se kjo ishte një ditë historike.
“E kanë dëshmuar qytetarët rezistencën e dytë përkundër një lufte hibride e oligarkëve, sidomos njëri prej tyre, kanë shpenzuar pa hesap dhe kanë kërcënuar punëtorët dhe përkundër të gjithave – populli fitoi, fitoi LVV dhe subjekti që do ta formojë qeverinë. Të gjithë e kanë të qartë se ata që janë në vendin e dytë dhe te tretë edhe po të bëhen bashkë, nuk mund të bëhen sa LVV”- tha Kurti te objekti i LVV-së.
Procesi zgjedhor ka qenë i zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, e i cili nuk ka pasur incidente, kështu ndodhë pikërisht kur LVV është në qeverisje”- tha ai.
Kurti tha se do t’i vazhdojnë punët të cilat i kanë nisur në këtë katër vjeçar.
“Do të bëjmë edhe shumë të tjera në përputhje me zotimet tona për të gjithë qytetarët pa lënë asnjë mrapa. Ajo që dihet nga rezultatet është se edhe me i bo bashkë PYDYKY-hin e LYDYKY- hin, nuk bajnë sa Vetëvendosja jonë”- tha Kurti.