Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë u aprovua propozimi i emërimit të Bernard Çobaj si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, me bazë rezidente, me seli në Prishtinë.
Nga tetë anëtarët e pranishëm të Komisionit, për Çobajn votuan gjashtë, ndërsa kundër emërimit ishin deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” – Velimir Gjokoviq dhe Jelena Kljajeviq të cilët janë pjesë e qeverisë aktuale.
Çobaj ka punuar për vite në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë.