Në Ulqin qytetarët protestuan kundër vendimit të Qeverisë


Një numër i madh qytetarësh protestuan spt para zyrës së “Të Mirave Detare” në Ulqin, kundër vendimit të Qeverisë për shpalljen e tenderëve për dhënien me qira të plazheve dhe objekteve në zonën e të Mirave Detare.

Pjesëmarrësit mbajtën pankarta me mbishkrime si: “Nuk e japim bregdetin”, “Bregdeti për Komunat”, “Ne nuk jemi mafiozë”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se kjo protestë nuk është vetëm për mbrojtjen e interesave të qiradhënësve të plazheve dhe objekteve por për të gjithë qytetin dhe qytetarët. Ai e vlerësoi vendimin e Qeverisë si goditjen më të rëndë për ekonominë e Ulqinit që pas tërmetit të vitit 1979 ku u bë edhe shkatërrimit i industrisë hotelierike.

Protestën kundër vendimeve të Qeverisë e përkrahi edhe Forumi Shqiptar, i cili është pjesë e qeverisë.

Nga zyrtarë të Forumit Shqiptar në protestë morën pjesë ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj, kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj dhe deputeti Artan Çobi.

 

 

/MALESIA.ORG/