Spajiq, Mandiq dhe Milatoviq nuk uruan 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Zyrtarët më të lartë malazezë – kryeministri Milojko Spajiq, presidenti Jakov Milatoviq dhe kreu i Parlamentit të Malit të Zi dhe lideri joformal i shumicës parlamentare Andrija Mandiq – nuk e uruan zyrtarisht Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë, transmeton Antena M.

Për të kujtuar, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Qeveria e Malit të Zi miratoi njëzëri vendimin më 9 tetor 2008 për njohjen e Kosovës.