Komuna e Tuzit, ndanë bursa për studentët nga Malësia

Screenshot


Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, sot ka nënshkruar kontrata me 55 studentë të cilëve Komuna u ka ndarë bursa, në vlerë prej 1000 euro për person.

Siç thuhet në komunikatën e Komunës, Gjelaj, ka uruar përfituesit e bursave nga Malësia për sukseset e tyre akademike dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve në arsim.

“Bursat e dhëna kanë për qëllim lehtësimin e obligimeve financiare të studentëve dhe inkurajimin e tyre për vazhdimin e suksesshëm të studimeve. Ky hap është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Tuzit për të investuar në edukimin dhe zhvillimin e rinisë si faktorë kyç për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë nga komuna.