Karnevali Koret 2025 – Nata Finale

Se Manifestimi kulturorë, karnevali “Koret 2025”, pas disa ditëve aktivitete, përfundoi sonte, me dijegien e shtrigës në Sheshin Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në Tuz.

Ky manifestim, si çdo vit me radhë organizohet nga OJQ Karnevali Koret.

Këtë vite Shoqata Karnevali Koret shënon një jubilej të rëndësishëm – 30 vjet aktivitet, 30 vjet karneval, 30 vjet maska dhe përformime të jashtëzakonshme që kanë kaluar dhe defiluar nëpër rrugët e Tuzit.

Një numer i madh njerzish kishin përmbush Sheshin e Tuzit, për të percjellur programin larmishëm të këtij manifestimi kulturor në Malësi.

Defileu i grupeve filloi nga ndërtesa e Komunës së Tuzit e deri tek sheshi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Defileut i paraprijnë përfaqësuesit e grupeve dhe anëtarët e FECC. Këtë herë, në karnevale, kishte mysafirë nga Shqipëria, Kroacia, Bullgaria dhe qytetet bregdetare të Malit të Zi.

Pas përformimit të grupeve pjesëmarrse të karnevale përformoi grupi “NoGravity” me pikat e cirkut, flakës dhe litarëve, më pas koncert muzikorë nga këngëtarët: Lekë Dedvukaj, Andrea Nicaj, Maria Lajçaj, Jasmin dhe Adelina Nikaj, Viki Camaj, Toni Ujkaj, Tomas Kalaj,Vikk & Nikk.

Vlen të ceket se në mbremjet e mëparshme ishin:
Nata e humorit dhe satirës”, “Ballo nën maska”, “Karnevali për fëmijë”, “Nata e saragave”, duke perfunduar me Naten finale dhe djegien e shtrigës.

Malesia.org