Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Qendra Kulturore-Informative “Malësia” organizoi për herë të katërt garën në recitim për shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, me moton “Poezia na bashkon”.
“Kjo ditë na rikujton 7 Marsin e vitit 1887, kur në Korçë u hap mësonjëtorja e parë kombëtare në gjuhën shqipe. Çdo vit, në këtë përvjetor, përulemi me respekt dhe mirënjohje për mësuesit tanë të parë, të cilët me përkushtim dhe dashuri hodhën themelet e dijes”, kumtohet nga QKI “Malësia”.
Në këtë edicion, në garë morën pjesë nxënës të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollave fillore nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi.
Juria ishte e përbëre nga:
Farah Laleviq, kryetare
Pashka Gjonaj, anëtare
Idriz Gjokaj, anëtar
Gabriell Camaj, anëtar.
Fituesit e garës për vitin 2025 ishin:
Cikli I
Vendi i parë: Blerona Dragoviq
Vendi i dytë: Diana Micakaj
Vendi i tretë: Bellisa Gjokoviq
Cikli II
Vendi i parë: Brejdina Rexha
Vendi i dytë: Ajllin Kolari
Vendi i tretë: Eva Gjonaj
Cikli III
Vendi i parë: Agron Gojçaj
Vendi i dytë: Isaj Kaca
Vendi i tretë: Zehra Gjokaj
Shkollat që morën pjesë:
SHF “Mahmut Lekiq”, Tuz
SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, Triesh
SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeg”, Ostros
SHF “29 Nëntori” , Dinoshë
SHF “Bashkimi”, Skorraq
SHF “Bedri Elezaga”, Ulqin
SHF “Marshall Tito”, Ulqin.
Falënderojmë të gjitha shkollat për pjesëmarrje.
Shihemi vitin e ardhshëm në të njëjtin vend!
Malesia.org