Një numër i madh i plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit është dhënë kompanisë arabe Eagle Hills pas procesit të tenderimit për marrjen me qira të lokacioneve në rivierën e Ulqinit.
Sipas informacioneve jozyrtare, për 30 nga 40 ofertat, shumën më të lartë të qirasë e ka ofruar kjo kompani, e cila është në pronësi shumicë të kompanisë nga Abu Dabi.
Prej vitesh, qiramarrësit e plazheve të Ulqinit kanë qenë ulqinakët.
Plazhet e fituara nga kjo kompani janë:
„Saranda“, „Adriatica“, „Imepirial“, , „Hill’s“, „Mojito“, „Habana“, „Safari“, „Tropikana“, „Koral“, një pjesë e „Pearl beach“…
“Masakër”, kjo është fjala e përdorur nga kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Ulqinit, Prelë Shkrela, për të përshkruar ngjarjet në ankandin publik të sotëm në ambientet e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave detare në Budvë për dhënien me qira të plazheve në komunën e Ulqinit, konkretisht në Plazh të Madh.
Ulqinakët kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë për shpalljen e tenderëve për dhënien me qira të plazheve.
Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis qiramarrësve vendas dhe Qeverisë së Malit të Zi.