Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, njëheri deputeti i Forumit Shqiptar nga radhët e LDSH-së, ritheksoi se do të iniciojë hetim parlamentar dhe rezolutë për vuajtjet e shqiptarëve në Mal të Zi, konrektisht për aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”, në të cilin ishin burgosur, rrahur dhe torturuar malësorët, më 09. 09. 2006.
Jemi të interesuar të dimë arsyet e një brutaliteti tejmase, si gjatë arrestimit, ashtu edhe gjatë hetuesisë, deklaroi Camaj.
“Qëllimi ynë është të pastrohemi me të kaluarën. Të dihet se ku u ka bërë të padrejta shteti shqiptarëve, që nga koha kur i takojmë këtij shteti, pra që nga viti 1915. Prandaj kemi në plan edhe një Rezolutë për vuajtjet e shqiptarëve në Mal të Zi. “Të shprehet pietet për viktimat e pafajshme”, deklaroi, ndër të tjerat, Camaj.
Malesia.org