Kjo amblemë e re është identiteti dhe prezantimi i vërtetë i klubit të Malësisë. Me këtë rast dëshiroj të ndaj mendimin tim për polemikat që ka shkaktuar ndërrimi i amblemës.
Amblema është prezantim i një institucioni nëpërmjet së cilës pasqyrohen identiteti, historia, gjuha, simbolika dhe kultura. Një amblemë e mirë duhet t’i përfshijë këto elemente qartë dhe me krenari. Shifni si shëmbull amblemat e klubëve të Evropës.
Nëse i krahasojmë dy amblemat, amblema e vjetër (shife posht) është e thjeshtë dhe pa ndonjë lidhje të fortë me klubin apo vendin që përfaqëson. Ajo ka disa mangësi: emri i klubit është shkruar vetem në gjuhë Malazeze, ylli që është vendosur gjatë periudhës së komunizmit, dhe ngjyrat blu e bardhë që nuk pasqyrojnë identitetin e Malësisë. Terësisht një amblem e thiesht.
Ndërsa amblema e re (shife posht), që shihet këtu, e përfaqëson qartë klubin FK Deçiq dhe gjithë Malësinë Shqiptare:
Emri është shkruar në gjuhën Shqipe dhe Malazeze.
Në qendër duket mali Deçiq, duke simbolizuar forcën, qëndrueshmërinë dhe krenarinë, që klubi të qëndrojë lart si mali Deçiq në futbollin e Malit të Zi.
Ngjyrat Kuq e Zi simbolizojnë shqiptarët dhe flamurin tonë kombëtar, ku e kuqja shpreh luftën dhe sakrificën, ndërsa e zeza trimërinë, duke motivuar futbollistët dhe tifozët për të luftuar në fushë dhe për të qenë gjithmonë në krye.
Edhe një herë, urime FK Deçiq për amblemën e re!
Suksese dhe përparime në futboll e sport!
Qëndrofsh lart si mali Deçiq!
Dr. Safedin Beqaj