Derbi në mes të KF Deçiqi dhe Buduqnostit nga Podgorica përfundoi me barazim 1:1.
Golin e parë e shënoi Deçiqi për 1-0, me çka dhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë të ndeshjes mysafirët nga Podgorica e barazuan rezultatin 1-1.
Në kthim pas ndeshjes, siç zakonisht bëjnë tifozët e Buduqnostit, sulmuan dhe vandalizuan nëpër qendër të Tuzit.
Grupe huliganësh, gjuajtën me gur dhe me mjete tjera në drejtim të lokaleve nëpër Tuz, thyen xhama dhe dëmtuan pronë publike e private. Siç shihet në disa video, pati edhe rrahje fizike.
Kjo nuk është befasi, pasi që tifozët e Buduqnostit këto sjellje huliganizmi i bëjnë çdo herë që vijnë në Tuz, andaj është e pa sqarueshme pse i gjithë ai numër i madh i policisë nuk i parandalon këto vandalizma, por çdo herë intervenon me vonesë, pas sulmeve fizike dhe shkatërrimeve nëpër rrugët dhe lokalet e Tuzit.
/MALESIA.ORG/